Shpallen kandidatët për formacionin e vitit, bie në sy mungesa e madhe

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 08:41 | Futboll

FIFPro, sindikata botërore e lojtarëve, shpalli listën me 26 të nominuar për formacionin ideal të vitit 2022 dhe mungesa më e theksuar është ajo e Vinicius Júnior, sulmuesit të Real Madrid, që ishte vendimtar në titujt e fundit të madrilenëve dhe autor i golit në finalen e Champions League.

Braziliani nuk konsiderohet nga shokët e tij si një nga sulmuesit më të mirë të sezonit të kaluar, ashtu si Neymar apo Cristiano.

Formacioni i vitit do të shpallet në galanë e FIFA-s, më 27 shkurt, në Paris.

Këta janë të gjithë të nominuarit:

Portierë: Emi Martínez, Courtouis dhe Alisson.

Mbrojtës: Cancelo, Davies, Van Dijk, Gvardiol, Achraf, Theo Hernández, Rüdiger dhe Thiago Silva.

Mesfushorë: Bellingham, Casemiro, De Bruyne, Enzo, Gavi, Modric, Pedri dhe Valverde.

Sulmues: Benzema, Haaland, Lewandowski, Mbappé, Messi, Neymar dhe Cristiano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos