Haaland vendos rekord, City mposht Leeds United në transfertë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 22:56 | Futboll
Haaland vendos rekord, City mposht Leeds United në transfertë

Erling Haaland është bërë futbollisti më i shpejtë që ka shënuar 20 gola në historinë e Premier League.

Në fitoren e sotme të Manchester City ndaj Leeds United, sulmuesi norvegjez shënoi dy gola, duke shkuar në kuotën e 20 golave në vetëm 14 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez.

Ekipi i Pep Guardiolës fitoi 3-1 në transfertë, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes, me 35 pikë, 5 më pak se Arsenali kryesues. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/26/arsenal-dhe-xhaka-rinisin-aty-ku-e-lane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos