
Rafael Leaon e duan të gjithë në Angli. Pas Chelsea-t, Arsenal-it e United, së fundmi listës së gjatë i është shtuar një tjetër klub gjigant si Manchester City.
“Qytetarët” kanë gati dhe një ofertë të bujshme që mund t’i tundojë jo pak kuqezinjtë. Siç raporton “Calciomercato”, City është gati që t’i ofrojë Piolit sulmuesin anglez Jack Grealish, në këmbim të yllit portugez.
Nga ana tjetër, milanistët po e kërkojnë me ngulm rinovimin me 22-vjeçarin dhe po refuzojnë çdo ofertë deri më tani, megjithatë nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët, Rafael Leao me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Milanit. (A2 Televizion)