Hajdari: ShBA janë të interesuara për PD, çështja e Berishës është personale, primaret në drejtimin e duhur

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 00:38 | Politikë
Hajdari: ShBA janë të interesuara për PD, çështja e

Për situatën në Partinë Demokratike, dhe përçarjet e brendshme, foli në një intervistë për A2 CNN nga Shtetet e Bashkuara, ish-deputetja Rudina Hajdari, e rikthyer tashmë në PD.

 “PD po ecën drejt një drejtimi që në fokus ka bashkimin, mendoj që vendimi për primaret bën një kontrast të fortë, ndasitë duhen lënë anash dhe duhen zgjedhur kandidatët më të fortë të mundshëm ndaj Partisë Socialiste, që po tregohet totalisht e pandjeshme ndaj problemeve të vendit”, deklaroi ajo.  

Po cili është qëndrimi në SHBA ndaj PD-së. “Çështja e Berishës është personale, në takimet këtu, ka qenë e rëndësishme që unë të tregoja se PD është forcë thellësisht proamerikane, ne kemi sfidat tona, rikthimi im në PD vjen pas humbjeve të njëpasnjëshme të Bashës. Berisha ka sfidat e veta, dhe unë rezervat ndaj tij i kam shprehur por nuk mund të shkoj kurrë në pikëpyetje vullnetin e anëtarësisë. Ulja e fuqisë së kryetarit ka qenë beteja ime, dhe me primaret kjo gjë mundësohet”, deklaroi ajo.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos