Miratohet hapja e dosjeve. PS bashkon votat me grupimin e Alibeajt, do kontrollohen edhe politikanët

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 00:07 | Politikë
Miratohet hapja e dosjeve. PS bashkon votat me grupimin e Alibeajt, do

Me një votim konsensual, Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore në mënyrën e funksionimit të autoritetit të dosjeve ku tashmë nuk ka persona imun përpara riverifikimeve të mundshme. Prej më shumë se tre muajsh Kuvendi u investua në miratimin e këtyre akteve, një vrull legjislativ që erdhi pasi një shkrese nga vetë autoriteti për shtetasin I.M që më vonë figuroi se fliste për ish-presidentin Ilir Meta.

Në momentin e votimit në sallë ishin 95 deputetë dhe abstenimit ishte nga vetë radhët e maxhorancës. Nasip Naço ishte socialisti i pabindur i cili duket se e kishte ndarë mendjen për të mos votuar pro pasi nuk u thirr as nga kryeparlamentarja për të ndryshuar qasje. Por deri në momentin e votimit, salla e kuvendi u përfshi në debate të cilat u ndezën edhe më shumë pas mbërritjes së Edi Ramës.

- Ku e ke Oerd “non gratën”, pse nuk vjen këtu ta votojë këtë? Dhe ti e di shumë mirë, shtetasi I.M. që jeni futur bashkë në rubla-çorba dëshiron ta dish se kush është se mbase nuk është ai por mbase edhe është ai

- Unë e kam me një formë. Ju e keni në një formë tjetër, i ngjan shpesh tangos së gjimnazit, 2 me 1. Atë ditë do të shihemi në sy, do ta votosh lustracionin.

- Rama: Lustracionin ti do ta harrosh sepse barbarinë e lustracionit e ka harruar e gjithë bota, por jeni ju që vazhdoni ta kujtoni se jeni ju që vazhdoni të mbani gjallë flakën e antikomunistit komunist.

Debati Rama-Bylykbashi në Kuvend

Nëse me grupimin e Berishës kishte përplasje me maxhorancën, diçka e tillë nuk ishte me atë të Enkelejd Alibeajt i cili më shumë i druhej fjalëve që do të dilnin pas votimit.

- Dhe nuk është marrëveshje, nuk është pazar. Ka gjithmonë një interes më të madh që është interesi I shqiptareve.

- S’ka nevojë të thuash s’është pazar, s’është pazar... po prit një herë, është hera e parë që bie dakord, s’të pritet dot.

Debati Rama-Alibeaj

Me votimin e kësaj nisme, Kuvendi tashmë i jep autorizimin autoritetit të dosjeve që personat që në të shkuarën kanë marrë certifikatat e pastërtisë të riverifikohen nëse kanë qenë bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit apo jo.

***

Gjatë seancës u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që parashikojnë që “çdo person gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i  nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit  është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni”.

https://a2news.com/2022/10/20/hapja-e-dosjeve-rama-e-keqja-me-e-madhe-e-komunizmit-ka-ndodhur-pas-vdekjes-se-tij/

https://a2news.com/2022/10/17/ps-terheq-konsensusin-hapja-e-dosjeve-pa-dakordesi-drejt-seances-plenare/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos