Pasi sulmuan e-Albania pak ditë më parë, duke krijuar bllokimin e kësaj platforme për shërbimet publike për disa ditë, hakerat kanë publikuar disa të dhëna.
Hakerat kanë bërë publikë numrat e telefonit të qindra shqiptarëve dhe numrat e kartave të tyre të internetit, por edhe dokumente të tjera.
Grupi i hakerave i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, pasi publikoi materiale e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes ka nxjerrë në publik edhe numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë. (A2 Televizion)







