Shqipëria sfidohet nga ndotja e ajrit, bashkitë nuk kanë “fuqi”, qeveria propozim ashpërsim të ndëshkimeve

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 16:16 | Aktualitet

Shqipëria është e sfiduar nga ndotja e ajrit dhe institucionet po bëjnë pak për të monitoruar e parandaluar efekte negative në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.

Në këtë përfundim, del Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një raport-auditi në institucionet e pushtetit vendor ku ka gjetur mungesa në procesin e hartimit, miratimit e implementimit politikave mjedisore; mungesa në matjen e cilësisë së ajrit apo mosakordinim ndërinstitucional e përjashtim të publikut nga vendimmarrja.

Gjithashtu, në raportin e auditit të KLSH thuhet: “Mungesa e fondeve buxhetore në programet e mbrojtjes dhe ndërgjegjësimit mjedisor ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në hartimin dhe monitorimin e politikave dhe nuk garanton qëndrueshmërinë e tyre në kohë”.

Ndërkohë, në pamundësi për të monitoruar e parandaluar para se ndotja të ndodhë, ministria e Turizmit e Mjedisit propozon ashpërsim të masave ndëshkuese si një formë detyrimi për t’u përafruar me Bashkimin Europian pas çeljes së negociatave.

Sipas të dhënave nga Banka Botërore, në Shqipëri rreth 10 për qind e vdekjeve në një vit vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos