Dy kulla gjigante në Indi janë shkatërruar me anë të shpërthimit të kontrolluar, pasi ishin vlerësuar si të pasigurta.
Kompleksi Supertech në Noida, Uttar Pradesh, u shemb brenda pak sekondave me një sasi prej 3700 kilogramësh eksplozivi të vendosur në strukturë, duke dërguar re të mëdha tymi në ajër.
5 mijë banorët e dy qiellgërvishtësve ishin evakuuar në godinë të tjera, ndërsa shembja e tyre la një sasi prej 80 mijë tonë mbeturinash. (A2 Televizion)