All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sezon i mbarë në Adriatik, Durrësi pret pushues edhe gjatë vjeshtës

Nga A2 CNN
29 Gusht 2022, 15:18 | Aktualitet
Sezon i mbarë në Adriatik, Durrësi pret pushues edhe gjatë
All - Paragraf - 1

Durrësi pritet të vijojë ende sezonin veror edhe gjatë fillimit të vjeshtës. Përfaqësuesit e njësive hoteliere thonë se pushuesit e huaj dhe ata nga trevat shqipfolëse vijojnë prenotimet në hotelet e bregdetit të Durrësit.

Durrësi duket se ka shënuar sezonin më të mirë turistik veror, krahasuar edhe me vitin 2019, që konsiderohet më i suksesshëm. Statistikat në rritje kanë qenë edhe në hyrje-daljet nëpërmjet Portit të Durrësit, në të cilin gjatë periudhës janar-korrik 2022, janë përpunuar 10 për qind më shumë pasagjerë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, objektivi i operatorëve turistikë është që Shqipëria të mos ofrojë vetëm turizëm sezonal gjatë muajve të verës, por ta shtrijë atë përtej këtyre muajve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos