Halaand fiton çmimin “Golden Boy”

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2020, 13:35 | Futboll
Halaand fiton çmimin “Golden Boy”

Erling Halaand është fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2020, që jepet nga “Tuttosport”. Sulmuesi i ri norvegjez, i cili luan për Borussia Dortmund, triumfoi në garën për futbollistin më të mirë të vitit nën 21 vjeç.

Halaand është norvegjezi i parë në histori që fiton Topin e Artë për të rinj.

Këtë vit, sulmuesi ka shënuar 33 gola në 34 ndeshje të luajtura me Dortmundin dhe Norvegjinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos