Halloween i frikshëm në Kaliforni, masakra e dytë në 48 orë: 4 të vdekur

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 16:41 | Bota
Halloween i frikshëm në Kaliforni, masakra e dytë në 48

Halloween vërtetë i frikshëm në Kaliforni, që përjeton masakrën e dytë në pak ditë.

Policia e qytezës së Orinda, në verilindje të San Franciscos, ka njoftuar që si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri kanë humbur jetën të paktën 4 persona, me shumë të tjerë që janë të plagosur.

https://twitter.com/hurd_hurd/status/1190174264520925184

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës kaliforniane, në një apartament që ishte marrë me qira në Airbnb për të organizuar një festë për Halloween.

https://a2news.com/2019/10/30/te-shtena-me-arme-per-halloween-3-viktima-dhe-9-te-plagosur/

Vetëm dy ditë më parë, në Long Beach të Kalifornisë, të shtënat me armë në një festë Halloween-i kishin shkaktuar 3 viktima dhe 9 të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos