“Hambari botëror i grurit”, ministri ukrainas: Këtë vit do të kemi të korra të mbara

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 09:54 | Bota
“Hambari botëror i grurit”, ministri ukrainas: Këtë

Kriza në Ukrainë, prej më shumë se një muaji tashmë, ka sjellë pasoja të mëdha në Europë dhe vende të tjera duke rritur dhe çmimet e miellit, pasi ky vend konsiderohet gjerësisht si “hambari botëror i grurit”.

Por një lajm i mirë vjen nga autoritetet ukrainase. Ministri i Bujqësisë, Mykola Solskyi, deklaroi se pavarësisht luftës, të korrat për këtë vit pritet të jenë shumë të bollshme.

Ai shtoi se shpreson që Ukraina të nisë sa më shpejt eksportin e këtij produkti, i cili nëse vijon, lufta mund të shënojë shifra rekord të rritura për të gjitha vendet.

Ministri Solskyi, gjithashtu tregoi se aktualisht situata është problematike me naftën, e cila është shumë e rëndësishme për mbledhjen e grurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos