Hamilton triumfon edhe në Çmimin e Madh të Toskanës, gara e mbushur me aksidentet

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 17:44 | Sporte të tjera

Gara e parë e “Mugello”-s në Formula 1, Çmimi i Madh i Toskanës, ka shkuar për kampionin e botës Lewis Hamilton.

I dyti në podium shkoi piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, i cili pati një nisje të mirë të garës, por më pas u shua nga Hamilton që nuk “toleroi” aspak.

Piloti i Red Bull, Alexander Albon, arriti podiumin e tij të parë, duke u renditur menjëherë pas makinave Mercedes. Ndërkohë dy makinat Ferrari, sërish dështuan. Leclerc u rendit i teti, ndërsa Vettel në vendin e dhjetë.

Gara e “Mugello”-s ishte e mbushur me aksidente të shumta, ku 8 makina e mbyllën para kohe atë. Tre herë u detyrua makina e sigurisë të futej në pistë për shkak të aksidenteve të frikshme, por për fatin e mirë pa lëndime serioze për pilotët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos