
Policia e Lezhës njofton se në bazë të Aktit Normativ të miratuar për shkak të pandemisë së koronavirusi ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e katër lokaleve.
4 subjektet në Lezhë dhe Ishull Lezhë vazhdonin të ushtronin aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Për secilin nga këto subjekte shërbimet e Policisë vendosën masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Lezhës iu bën edhe një herë apel administratorëve të lokaleve, të respektojnë protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. (A2 Televizion)