Sozitë e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidentit amerikan, Donald Trump janë në qytet, të përgatitur për dialog të mirë përpara samitit të dytë të liderëve të vërtetë që zhvillohet javën e ardhshme.
Imituesit e Trump dhe Kim, respektivisht Russel White dhe Howard X, shtrënguan duart përpara Hotelit Metropol në kryeqytetin Vietnamez.
“Herën e fundit ne e bëmë këtë në Singapor, që ishte territori yt. Tani ti je në territorin tim”, u shpreh Howard X, aktor. “Trumpi i vërtetë është shumë budalla, mendoj se Kim mund ta mashtrojë atë”, tha Russell White, aktor.
Liderët e vërtetë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut do të takohen me 27 dhe 28 shkurt në Hanoi.
Ata mbajtën samitin e parë historik në qershor të 2018-s në Singapor. (A2 Televizion)