Kjo video do t’ju japë dozën e dashurisë që ju nevojitet për ditën. Një luan deti, në kopshtin zoologjik të Pitsburgut, në Pensilvani, nuhat dhe puth mamanë, vetëm pak orë pasi ka lindur.
Këlyshi është i pari që lind që kur mamaja e tij u transferua atje prej Kalifornisë. Brenda pak javësh luani i vogël i detit do të nisë të notojë dhe do të marrë ngjyrën kafe.
Edhe pse gjinia e tij nuk dihet ende, emri po: quhet Buzëqeshja! (A2 Televizion)