Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence nxitoi të ngjiste shkallët e avionit Air force Two të martën, por nuk i llogariti mirë hapat dhe u pengua kur thuajse kishte arritur në majë. Por numri dy i Shteteve të Bashkuara nuk e humbi qetësinë, u ngrit menjëherë në këmbë, rregulloi xhaketën dhe përshëndeti me dorë para se të futej brenda në avion. Video, gjithsesi, nuk i shpëtoi rrjetit, duke u bërë shpejt virale, me komente të ndryshme që bënin shaka me zëvendëspresidentin. (A2 Televizion)
Ngjit shkallët me vrap, Pence bëhet protagonist i videos virale
