Luftë në Oqeanin Paqësor

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 14:39 | Kapur në kamera
Luftë në Oqeanin Paqësor

Një grup peshkaqenësh të bardhë u filmuan me dron teksa gjuanin dhe ushqeheshin me një delfin në brigjet e Kalifornisë në Oqeanin Paqësor.

Video dramatike, e cila ka pamje që për disa persona mund të konsiderohen të rënda, nis me peshkaqenët që rrethojnë delfinin për të mos humbur një vakt të shkëlqyer. Pasi kuptojnë që delfini nuk ka asnjë shans mbijetese, njëri prej peshkaqenëve bën lëvizjen finale dhe e kafshon.

Pak metra më larg, një grup personash shohin shfaqjen dramatike nga varka. “Nuk e di kush janë ata, por mund të them se ata panë gjithçka më mirë se sa kamera ime”, tha personi që xhiroi videon me dron, i njohur me nofkën e tij në YouTube, “The Malibu Artist”. “Ishin 4 peshkaqenë të bardhë, 2 deri në 4 metra të gjatë. Me siguri një nga pamjet më të rralla që kam parë pak metra nga bregu”, shtoi ai. (A2 Televizion)

https://youtu.be/36JcLKhUWoI

A2 CNN Livestream

Latest Videos