
77-vjetori i çlirimit e gjeti vendin me një aks të ri rrugor. Qarkullimi në rrugën e Arbrit që shkurton distancën e Tiranës me Dibrën, u hap për automjetet këtë të hënë.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila inspektoi segmentin bashkë me kryeministrin Rama, bëri thirrje për kujdes nga shoferët, teksa punimet nuk kanë përfunduar ende.
Sipas Ballukut, shkak i vonesave është bërë terreni në tunelin e Murrizit.
Teksa inspektoi rrugën, bashkë me ministren Balluku dhe ministrin Manja, kryeministri Rama preferoi të kalojë pak kohë me fëmijët e zonës, ndërsa nga Facebooku njoftoi se në përfundim të punimeve distanca nga Tirana në Dibër do të zgjasë vetëm 47 minuta. (A2 Televizion)