Haradinaj dënon letrën e Brnabiç dërguar Ramës

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 19:12 | Kosova
Haradinaj dënon letrën e Brnabiç dërguar Ramës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dënoi letrën e homologes së tij serbe, Ana Brnabiç, dërguar shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Në letër, Brnabiç i kërkon Ramës që të tërheqë njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Sa i përket taksës, ajo është e drejtë e jona pasi në mbrojmë sigurinë tonë kombëtare. Kryeministrja e Serbisë vazhdon të dërgojë letra për qeveri të ndryshme. Nuk ka pasur turp t’i dërgojë një letër edhe Edi Ramës për të tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Derisa Serbia ka të tilla qasjesh, atëherë kuptohet pse ne veprojmë kështu”, u shpreh Haradinaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos