
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Ai falënderoi deputetin e Listës Serbe për bashkëpunimin gjatë kohës që shërbeu në qeverinë e tij. Njoftimin për shkarkimin e ministrit, Haradinaj e bëri përmes rrjetit social Facebook. Ndër të tjera shefi i qeverisë së Kosovës thotë se do të vijojë bashkëpunimin me komunitetin serb.
Haradinaj e ndërmori këtë vendim për t’i hapur rrugë aprovimit të buxhetit për vitin 2019, që bllokohej nga opozita pasi kërkonte shkarkimin e ministrit të bujqësisë. (A2 Televizion)