Haradinaj: Taksa nuk është kundër SHBA, por Rusisë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 18:12 | Kosova
Haradinaj: Taksa nuk është kundër SHBA, por Rusisë

Taksa 100% nuk është vendosur ndaj Shteteve të Bashkuara, por kundër Rusisë. Kështu shprehet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndërsa komenton kërkesën e Uashingtonit për heqjen e tarifës ndaj importimit të mallrave nga Serbia.

Ai ripërsërit edhe njëherë se taksa nuk hiqet pa njohje nga Serbia.

“Nuk prishim asnjë marrëdhënie me Amerikën. Ku je në të drejtën tënde, të vlerësojnë në etapa të tjera, të përkrahin më shumë. Ne do të rrimë përballë Rusisë. Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër rusit”, u shpreh Hardinaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos