
Harry Kane mbetet lojtar i Tottenham. Pavarësisht zërave të merkatos, që e lidhnin me transferimin te Manchester City, ylli i sulmit njoftoi se nuk do të ndryshojë skuadër.
“Këtë verë do të qëndroj te Tottenham. Jam maksimalisht i përqendruar për të ndihmuar skuadrën të arrijë suksese”, shkruante 28-vjeçari në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Kane, i cili u rikthye në klubin londinez prej vitit 2013, duke u shpallur tre herë golashënues i kampionatit, vlerësoi edhe tifozët për pritjen e ngrohtë që i rezervuan të dielën e kaluar. (A2 Televizion)