
Propozimi i demokratëve për të shtuar numrin e bashkive në hartën territoriale nuk bind Fatlum Nurjan, ekspert i pavaruri çështjeve të pushtetit vendor.
Në një intervistë për A2 CNN ai pranon se ndarja e vitit 2014 është bazuar në një logjikë elektorale, por evidenton probleme që shkojnë përtej hartës.
“Unë mendoj që as harta as ligji për vetëqeverisjen qendrore, nuk i ndalon kryetarët dhe këshillin vendor të ofrojnë shërbimet, janë të tjera pengesa, shërbimet janë të dobëta, por jo më keq se para 2014, ku nga 150 prej tyre”.
Duke marrë shembull qarkun e Gjirokastrës, ku përreth 68 mijë banorë ka 7 njësi vendore, eksperti Nurja tregon se nevoja për balancimin e hartës administrative territoriale duhet të shkojë në kahun e kundërt me shtimin e bashkive.
Rioganzimi i hartës administrative territoriale kërkon një konsultim të gjerë në grupet e interesit pohon Nurja, por nënvizon se 2 mandatet post reformë nuk e përcaktojnë nëse reforma e 2014 ka dështuar ose jo.
Ndërsa sa i përket idesë së socialistëve për të zëvendësuar qarqet me një numër më të vogël rajonesh, Fatlum Nurja shpjegon se ka vite që mazhoranca ka vite që po e zbaton atë.
30 shtatori është afati përfundimtar që të dyja palët politike kanë vendosur për të pasur një draft për reformën e re territoriale. Bashkëkryetarja demokrate e komisionit që drejton këto punime, Dhurata Çupi, e kontaktuar nga A2CNN, nuk gjeti kohë për një prononcim. (A2 Televizion)