Harxhi, mesazh deputetëve që ende nuk kanë zgjedhur ku janë në PD

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 21:31 | Politikë
Harxhi, mesazh deputetëve që ende nuk kanë zgjedhur ku janë

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi u drejtoi një mesazh të gjithë deputetëve që nuk janë bërë pjesë e asnjë grupimi në PD. Në intervistën me Merita Hakjan ajo tha se mos prania e tyre në sfidat e PD-së po cenon integritetin e grupit parlamentar dhe të demokratëve. Sipas saj ngërçi qëndron në faktin se një pjesë e tyre janë zgjedhur nga vendimmarrja e Bashës, ndërsa u apeloi që secili prej tyre të tejkalojë individin dhe të bashkohen me grupin, pasi po humbasin momentin për të vazhduar së qeni politikanë.

“PD është me gjallë në këto 15 vitet e fundit, ka debat të brendshëm, të pastër, ka grupe interesi që mund të kthehen në fraksione. Ka grupe që mbështesin filozofi të caktuar politike për mbarëvajtjen e partisë. Ka një diskutim edhe për të ardhmen e partisë. Baza është e bashkuar. Për sa i përket grupit parlamentar unë hyj në kategorinë e politikanëve që mendojnë se politikanit i kalon edhe momenti , politikani duhet të kapë momentin. Shoh disa miq të mi që nuk janë bërë pjesë e rithemelimit, kam frikë se po humbasin momentin për të vazhduar së qeni politikanë. Do të ishte në interes të PD e demokratë që secili të funksionojë bashkë në grup. Disa politikanë harrojnë që duhet të punojnë në grup dhe grupi i tyre është anëtarësia apo ata që i kanë votuar  përfshirë këtu edhe ata që janë pjesë e rithemelimit dhe që drejtojnë PD. Ftesat janë bërë disa herë dhe dera është e hapur për këdo.  Këta njerëz kanë humbur pak kontaktin me bazën mendoj që nuk është vonë për asnjërin prej tyre për t’u bërë pjesë. Kam frikë se një pjesë e tyre është zgjedhur në atë pozicion nga vendimmarrja e Bashës dhe këtu shoh ngërçin e tyre. Secili prej nesh duhet të shohë përtej individit dhe sa e rëndësishme është partia. Ky grup individësh nuk e shoh që duhet të dalin përtej individit. Jemi në një kohë kur PD është më demokratike në letër, dhe në Ballkan me të gjitha arritjet që ka pasur sa i takon statutit. Mos ardhja e tyre në këto sfida po cenon integritetin e grupit dhe demokratëve të vërtetë. Ka shumë sfida parlamenti. Janë dy çështje të çuara nga ky grup deputetësh që mund të ishin të përbashkëta është çështja e portit të Durrësit dhe inceneratorët. Është mirë që i gjithë grupi të funksionojë si një i tërë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos