"Kam marrëveshje me Metën", Berisha: Garancia për grupimin Alibeaj janë primaret

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 16:20 | Politikë
"Kam marrëveshje me Metën", Berisha: Garancia për

Sali Berisha ka bindjen se Alqi Bllako u lirua nga burgu me urdhër të Edi Ramës, pasi ish-deputeti i PS e kërcënoi kryeministrin se do të tregonte të vërtetën për inceneratorët. Nga qyteti i Gjirokastrës kryedemokrati foli edhe për zhvillimet brenda opozitës, duke nisur me garancitë që i ofron grupimit Alibeaj si dhe dakordësinë që tha se ka gjetur me Ilir Metën.

Ishte presioni që Alqi Bllako i bëri kryeministrit Rama se do të flasë të vërtetën për inceneratorët që bëri të mundur daljen e ish-deputetit të PS nga dyert e burgut. Ky është shpjegimi që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dha gjatë një takimi me qytetarët e Memaliajt.

“Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës se do të thoshte të vërtetën. Bllako, që me paratë tuaja, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë atë atit”.

Sa I përket zhvillimeve brenda opozitës, Berisha tregoi se kushdo dëshiron të marrë pjesë ne primaret e demokrateve duhet të regjistrohet në seksionet e degëve të PD.

Pas Memaliajt, kryedemokrati u ndal në Gjirokastër ku zhvilloi dhe konferencën e përjavshme për shtyp.

A2CNN e pyeti mbi garancitë që është i gatshëm t’i ofrojë grupimit Alibeaj për t’u bashkuar në primare.

“Garancia e grupimit Alibeaj është mundësia e tyre me propozuar ose me marrë pjesë vetë me u testuar nga anëtarësia dhe qytetarët”.

 Me Ilir Metën duket se ka gjetur mirëkuptimin për formulën e bashkëpunimit, pa hequr dorë nga primaret.

“Me Ilir Metën, kemi rënë dakord ,ilir Meta mendon që partia e tij të përqëndrohet totalisht te këshillat bashkiakë, teksa kandidatët do të mbështesë tanët”.

Edhe aleatët e PD Berisha i ka bindur se primaret nuk shmangen, por u shpreh i gatshëm për testime më të gjera të kandidatëve që gëzojnë mbështetje përtej radhëve të demokratëve.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos