Havana, viktima e të plagosur nga tornado | FOTO

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 17:01 | Bota

3 viktima dhe 172 të plagosur. Është ky bilanci I tornados së rrallë e të fuqishëm që goditi Havanën. Presidenti I Kubës Miguel Diaz - Caneltha se dëme të rënda ishin shkaktuar në kryeqytet.

Tornado përmbysi automjetet, shkuli pemët, rrëzoi shtylla e la pjesë të qytetit në errësirë. I shkaktuar nga një stuhi e fuqishme që mbërriti nga gjiri i Meksikës, tornado goditi Kubën perëndimore me erëra deri në 100 km në orë.

Qytetarët rrëfyen se ai kishte zhurmën e motorit të një avioni dhe se kishin ndjere ndryshime të presionit atmosferik gjatë mbërritjes së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos