
Shtohet trysnia ndaj Theresa May-t për të siguruar lëshime nga BE lidhur me çështjen e kufirit të Irlandës së Veriut.
Ish sekretari për punët e jashtme Boris Johnson tha se nëse do të fitonin atë që e quajti klauzola e lirisë, ky do të ishte një lajm shumë i mirë për Brexit.
Parlamentarët do të votojnë të martën lidhur më një seri ndryshimesh të planit të Theresa May, të cilat mund të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të Brexit.
Por autoritetet irlandeze e bënë të qartë se ndryshimet lidhur me mekanizmin frenues, që synon parandalimin e kufijve të fortë, nuk do të pranoheshin. (A2 Televizion)