Helikopteri Cougar evakuon 8 mësues dhe banorë të tjerë në Theth

Nga A2 CNN
13 Janar 2019, 12:34 | Kronikë
Helikopteri Cougar evakuon 8 mësues dhe banorë të tjerë

Forca Ajrore përmes ekuipazhit të helikopterit Cougar evakuuan 15 persona në fshatrat e Thethit dhe të Shalës, mes tyre dy persona të sëmurë.

https://a2news.com/2019/01/10/shale-8-mesues-peng-ne-shkolle-ndihme-urgjente-nje-meter-bore-po-na-bie-ne-koke/

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 10 personat, përfshirë edhe disa mësues që gjendeshin të bllokuar prej ditësh në shkollën Bregu i lumit në Shalë,  janë dërguar me helikopterin e FA  në Shkodër.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur, bëhet me dije Ministria e Mbrojtjes.

Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.

Mësuesit ndodheshin të bllokuar në fshat për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos