Helmimi i opozitarit rus, BE kërkon vënien para drejtësisë së autorëve

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 22:45 | Bota
Helmimi i opozitarit rus, BE kërkon vënien para drejtësisë

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen i është bashkuar kancelares Merkel dhe ka dënuar ashpër helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalni.

Von der Leyen kërkoi nga autoritetet ruse që ngjarja të zbardhet sa më shpejtë dhe autorët e këtij sulmit, të cilin e ajo e cilësoi “të turpshëm”, të vihen përpara drejtësisë.

“Jam informuar nga kancelarja Merkel se lideri opozitar rus, Navalny është sulmuar me agjent nervor në shtetin e tij. Ky është akt i turpshëm dhe frikacak. Kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, u shpreh shefja e BE.

Ndërsa Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell tha se blloku i ka dënuar helmimet “në shkallën më të fuqishme”.

“Përdorimi i armëve kimike nën çfarëdo kushte është plotësisht i papranueshëm dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar”, deklaroi Borrell, duke bërë thirrje që Moska të hetojë incidentin.

Alexei Navalny, i njohur si kritiku më i madh vendas i presidentit rus, Vladimir Putin u ndje keq në 20 gusht dhe që prej asaj dite është në koma, ndërsa kthehej nga një udhëtim në Tomsk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos