
Serbia ka hequr gjendjen e gatishmërisë luftarake për ushtrinë e saj. Kjo është bërë me vendim të Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi presidenca serbe për Tanjug.
Gatishmëria luftarake u shpall më 26 dhjetor për shkak të situatës në veri të Kosovës. Në këtë masë u përfshinë vetëm disa ushtarë dhe mjete luftarake të vendosura në Rashkë, vetëm dy kilometra larg nga kufiri me Kosovën.
Madje, më 26 dhjetor, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, lëshoi dhe një kërcënim: “Ngritja e gatishmërisë së plotë luftarake do të thotë se ne jemi të gatshëm të reagojmë nëse dikush i sulmon serbët në Kosovë”. (A2 Televizion)