Tërhiqen serbët, njerëz me maska largojnë mjetet e rënda në Rudarë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 15:06 | Kosova

Pas më shumë se dy javësh që mbajtën Kosovën në bllokadë dhe tension, ka nisur heqja e barrikadave në Rudarë, në rrugën që të çon në pikën kufitare të Jarinjës. Më herët gjatë ditës, u lirua edhe kalimi në pikën kufitare të Merdarës, pasi u larguan mjetet e tonazhit të rëndë që kishin bllokuar rrugën nga ana serbe. Gjithashtu, u hoqën mjetet në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Në disa pamje ekskluzive të sjella në A2 CNN, shihen disa persona të maskuar, të cilët kanë nisur të vendosin bateritë e automjeteve të tonazhit të rëndë, të vendosura në mes të rrugës.

Vijon... (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/29/serbe-me-maska-nisin-vendosjen-e-baterive-te-kamioneve-qe-kane-bllokuar-rrugen-ne-lagjen-e-boshnjakeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos