
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Sipas Tahirit, sa herë që ka tensione me Serbinë, Kurti bën lëshime, ndërsa për rastin aktual ajo u shpreh se kreu i qeverisë tashmë e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Pas çdo tensionimi Kurti bëri kompromise me Serbinë, pas këtij tensioni të madh në veri, Kurti pranoi Asociacionin. Këtë e vërtetoi ambasadori amerikan Hill”, shkruan Edita Tahiri në Facebook. (A2 Televizion)