
Tensionet e rritura në veri të Kosovës ka bërë që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të organizojnë një protestë para ambasadës së Serbisë në Maqedoninë e Veriut.
Protesta u organizua nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë, por u mbështet edhe nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
Protestuesit mbanin në duar pankarta në mbështetje të Kosovës dhe flamuj të Shqipërisë, Kosovës dhe SHBA.
Organizatorët akuzuan drejtpërdrejt presidentin serb, Aleksandër Vuçiç si orkestrues të tensioneve të panevojshme në Kosovë dhe vendosjen e barrikadave, që tashmë kanë nisur të largohen.
Policia maqedonase kishte marrë masa të forta sigurie për këtë protestë, e cila u zhvilluar pa ndonjë incident. (A2 Televizion)