Heqja e qeseve, pas prodhuesve edhe tregtarët kundërshtojnë nismën

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 16:52 | Ekonomi
Heqja e qeseve, pas prodhuesve edhe tregtarët kundërshtojnë

Pas prodhuesve, edhe tregtarët kundërshtojnë heqjen nga përdorimi të qeseve plastike. Në mbledhjen e së martës të komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisi, Mira Pogaçi nga shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” parashtroi edhe argumentet kundër ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

 “Lobimi jonë nuk vjen për interesat e prodhuesve,  sepse këto qese importohen, por në gjithë rrjetet e marketeve qasja është e nevojshme”, deklaroi Pogaçi.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit ngritën shqetësime mbi dëmin ekonomik ndaj prodhuesve dhe importuesve të qeseve plastike si pasojë e heqjen së tyre nga përdorimi. Elvis Tosuni, përfaqësues i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, tregoi se si mund të shmanget kjo barrë ekonomike.

“Natyrisht që bizneset e kanë mundësinë për ta përshtatur teknologjinë dhe gamën e produkteve, si alternativat e qeseve mbajtëse, dhe do ketë rekuperim të interesave të humbura në kohë”,  u përgjigj ai.

Ndërkohë për përfaqësues të Partisë Demokratike në komision, projektligji është i paplotë dhe duhet pritur për miratimin e tij në një moment të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos