Hetimet për Klodian Rashën, Prokuroria ndryshon akuzën

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 16:09 | Kronikë
Hetimet për Klodian Rashën, Prokuroria ndryshon akuzën

Prokuroria e Tiranës ka informuar në lidhje me hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga punonjësi i Policisë Nevaldo Hajdaraj. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, organi i akuzës sqaron se veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë në përfundim, ndërsa thekson se do të reflektohet ndryshimi i kualifikimit ligjor të veprës së kryer.

“Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, e do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer”.

https://a2news.com/2020/12/15/pensioni-per-familjen-rasha-rama-shpjegon-pse-vkm-ja-e-cileson-ngjarjen-aksidentale/

Prokuroria sqaron se në bazë të provave, të administruara, nuk ka pasur përdorim dhune apo konflikt në ngjarjen e 8 dhjetorit.

“Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audiovizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me armë zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit të Procedurës Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka pasur përdorim dhune”.

Organi i Akuzës garanton hetim të shpejtë dhe të pavarur për vënien para përgjegjësisë së autorit dhe dënimin sipas ligjit.

https://a2news.com/2020/12/15/alibeaj-vrasja-e-25-vjecarit-e-rende-por-perdorimi-politik-i-policise-edhe-me-i-rende/

“Grupi hetimor ka kryer dhe është në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore që kanë për objekt identifikimin e autorësisë të armës së zjarrit të gjetur në Rrugën ''At Zef Valentini'', si dhe mekanizimit të rrethanave të gjetjes së saj.

Jemi në rang të kryerjes së veprimeve të plota hetimore, dhe garantojmë opinionin publik për pavarësinë e tyre, në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi. Shprehim gatishmërinë tonë në përmbushjen e detyrave kushtetuese, duke i kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe veçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë, me qëllim vënien në përgjegjësinë e duhur penale të autorit dhe dënimin e tij sipas ligjit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/14/pension-familjes-se-klodianit-qeveria-ndryshon-ligjin-i-jep-96-mije-leke-ne-muaj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos