Kanabis, LCD, ekstazi dhe kokainë, 3 të arrestuar në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 10:39 | Kronikë
Kanabis, LCD, ekstazi dhe kokainë, 3 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës finalizoi me sukses 2 operacione antidrogë gjatë së cilave u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe u arrestuan 3 persona.

Gjatë operacionit të koduar “Bashkëpunimi” u arrestuan shtetasit E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç pasi ishin duke shkëmbyer 7 kg kanabis sativa në fshatin Shëngjergj.

Në operacionin e dytë, forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin L.Xh. 33 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos