
Me tone të ashpra ka vijuar debati mes kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku.
Përplasje mes Tabakut dhe Veliajt ka pasur dhe për çështjen e depozitimit të dherave dhe tarifave të tyre.
Sipas Tabakut, nuk ka një vendim nga Këshilli Bashkiak për këtë çështje që i ka dhënë koncensionarit 45 milionë euro të tjera, ndërsa Veliaj e ka akuzuar atë se ka konflikt interesi duke thënë se familja e saj po ndërton pallate te Fusha e Aviacionit.
Pjesë nga debati
Veliaj: Çdo pastrim të Tiranës e bëjmë 30% të Lulzim Bashës. Je dhe ndërtuese dhe e di që të djeg për dherat. Ke konflikt interesi. Pse duhet të marr vendim unë që xhaxhai po ndërton pallat.
Veliaj: Ke konflikt interesi se xhaxhai jot po ndërton, ndaj pyet për dherat.
Tabaku: Xhaxhai im ka vdekur dhe unë s'kam askënd që ndërton.
Erjon Veliaj: Po bëhet një pallat te "Fusha e Aviacionit".
Tabaku: E kam për nder që vij nga një familje e nderuar. Është turp të vjedhësh, siç bëni ju.
Veliaj: Qetësohu se do bëhesh me tiroide! (A2 Televizion)