Hidhen nesër themelet e para të rezidencave të reja në epiqendrën e tërmetit në Turqi

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 14:14 | Bota

Ministri i Mjedisit, Urbanistikës dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, deklaroi se nesër në Kahramanmaraş, epiqendrën e tërmetit, do të hidhen themelet e 17.902 rezidencave, me pjesëmarrjen e Presidentit, Recep Tayyip Erdoğan.

Institucioni njoftoi gjithashtu se tashmë ka nisur procesi i ndërtimit të 46.300 shtëpive në 11 provincat e prekura nga tërmeti.

Ndërsa mbi 50 mijë njerëz humbën jetën nga tërmeti, shumë prej strukturave në rajon u bënë të papërdorshme, ndërsa punimet për ndërtimin e banesave të përhershme vazhdojnë me shpejtësi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/21/erdogan-firmos-dekretin-fshihen-borxhet-per-energjine-elektrike-dhe-gazin-natyror-te-viktimave-te-termetit/
https://a2news.com/2023/03/03/erdogan-merr-vendimin-harrojini-pallatet-me-shume-se-4-kateshe/
https://a2news.com/2023/02/27/erdogan-thirrje-qytetareve-mos-i-braktisni-qytetet-tuaja-do-jua-ndertojme-shtepite-nje-me-nje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos