Përsëritet rasti i “George Floyd”, i riu me ngjyrë u ngel në dorë policëve, i morën frymën teksa iu hodhën përsipër

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 12:25 | Bota

Një i ri 28-vjeçar me ngjyrë në shtetin e Virxhinias, ka ndërruar jetë si pasojë e ndërhyrjes së policisë dhe stafit në një spital ku u soll teksa ndodhej në paraburgim. Në pamjet e sigurisë të shpërndara me publikun, i riu u ekspozua ndaj forcës dhe dhunës për 11 minuta.

Ngjarja ndodhi në shtetin e Virxhinias, ku 28-vjeçari me ngjyrë Irvo Otieno vdiq në spitalin psikiatrik, ku u soll nga burgu i kontesë Henrico. Në kamerat e sigurisë së spitalit, u pa se 7 policë dhe 3 punonjës të spitalit nga Departamenti i Policisë së Qarkut tentuan të kontrollonin Otienon, i cili u soll në një dhomë me duar dhe këmbë të lidhura.

Të gjithë iu hodhën përsipër për ta neutralizuar me forcë, ndërsa vetëm pak minuta më pas i riu mbeti i palëvizur dhe mjekët ndërhynë me frymëmarrje artificiale, por fatkeqësisht ishte tepër vonë.

Ndaj 7 punonjësve të policisë dhe 3 personave të personelit shëndetësor, të cilët u ndaluan pas ngjarjes, është ngritur padi për akuzën e vrasjes. Ndërsa 2 nga policët e ndaluar janë liruar me kusht, të tjerët janë ende në paraburgim.

Kujtojmë se ky është i disati rast kur një i ri me ngjyrë bie pre e dhunës vdekjeprurëse nga ana e policisë, çështje për të cilën ka pasur protesta të dhunshme në mbarë Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

https://youtu.be/F8GA0JMKHs0
https://a2news.com/2021/06/12/adoleshentja-fiton-cmimin-pulitzer-filmoi-vrasjen-floyd/
https://a2news.com/2022/04/14/video-tronditese-ne-shba-agjenti-qellon-per-vdekje-afro-amerikanin/
https://a2news.com/2020/07/08/mendova-se-do-te-vdisja-si-george-floyd-tjeter-incident-ne-shba/
https://a2news.com/2020/08/18/njesoj-si-george-floyd-polici-gjerman-i-vendos-kemben-ne-fyt-15-vjecarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos