Ndjek hap pas hapi personin që pretendonte se kishte lidhje me gruan e tij dhe e qëllon me plumb në kokë

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 13:20 | Bota

Një krim i rëndë për xhelozi ka ndodhur në Stamboll, ku një person, pasi ka ndjekur për disa minuta një burrë, për të cilin dyshonte se kishte lidhje intime bashkëshortja e tij, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Esenyurt” në Stamboll, ndërsa pamjet e ngjarjes së rëndë janë pasqyruar nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilët kapën autorin, të pamaskuar, i cili nxjerr armën dhe e qëllon për vdekje viktimën pa “iu dridhur qerpiku”.

Menjëherë pas ngjarjes, autori zuri një pozicion dhe u ul pranë disa shkallëve të një ndërtese në vendin ku kreu krimin dhe vetëm pak çaste më pas u arrestua nga policia dhe u dërgua në paraburgim, ndërsa ndaj tij nisën hetimet për “vrasje me dashje”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/01/babai-vret-vajzen-dhe-dhendrin-me-plumb-ne-koke-i-braktis-ne-pyll-dhe-largohet-me-shpejtesi/
https://a2news.com/2023/03/02/shkova-te-sqarohem-me-krushkun-por-me-peshtyu-vjehrri-vret-me-thike-ne-zemer-dhendrin/
https://a2news.com/2023/03/06/thuaj-qe-e-qellove-ti-se-denohesh-pak-se-je-e-vogel-babai-turk-vret-te-riun-per-muziken-e-larte-krimin-ia-le-vajzes-se-mitur/
https://a2news.com/2023/03/08/karabinieri-vret-menaxherin-e-hotelit-me-armen-e-sherbimit-shkak-behet-nje-grua-40-vjecare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos