
Gjermania dhe Spanja janë dy prej gjigantëve të futbollit europian që do të përballen që në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar. Në shortin e hedhur këtë të premte, dy skuadrat u pozicionuan në grupin E.
Ndërkohë, shqiptarët e Zvicrës do të duhet të përballen në grupe me Serbinë, në një përsëritje të sfidës së Botërorit 2018, por edhe me Brazilin e Neymar.
Sfidë me tone të larta politike do të jetë ajo mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat u vendosën nga goglat në grupin B, bashkë me Anglinë.
Kupa e Botës, këtë vit do të organizohet në dimër, për shkak të kushteve atmosferike në Katar, ku gjatë verës temperaturat arrijnë mbi 40 gradë celsius. Turneu nis më 21 nëntor me ndeshjen Katar-Ekuador, për t’u mbyllur me finalen e madhe më 18 dhjetor.
Shorti i plotë
Grupi A
Katar
Ekuador
Senegal
Holandë
Grupi B
Angli
Iran
SHBA
Uells/Skoci-Ukrainë
Grupi C
Argjentinë
Arabi Saudite
Meksikë
Poloni
Grupi D
Francë
Emiratet e Bashkuara Arabe-Australi/Peru
Danimarkë
Tunizi
Grupi E
Spanjë
Kosta Rika-Zelanda e Re
Gjermani
Japoni
Grupi F
Belgjikë
Kanada
Marok
Kroaci
Grupi G
Brazil
Serbi
Zvicër
Kamerun
Grupi H
Portugali
Gana
Uruguai
Kore e Jugut (A2 Televizion)