Milan prezanton fanellën e re, vija kuqezi dhe sfondi i bardhë

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 11:38 | Futboll

Një miks e bluzave të para dhe të dyta. Kjo është pamja e fanellës se katërt të Milanit për këtë sezon. Ka qenë vetë klubi kuqezi që me anë të një postimi në rrjetet sociale i prezantoi tifozëve bluzën e re, ku në sy bien vijat kuq e zi dhe sfondi i bardhë.

Djemtë kuqezi do të veshin fanellën e re të hënën në mbrëmje në San Siro, në ndeshjen kundër Bolonjës. Ky dizajn lindi nga një bashkëpunim midis Milanit, Pumës, si dhe markës së modës Nemen.

Sipas tyre, kjo fanellë përcjellë energji, modë si dhe kulturën moderne të futbollit, 3 elemente që nëse i bashkon, krijojnë diçka unike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos