Florian Marku është një prej boksierëve që e njeh më mirëreklamimin e një dueli, përpara se të hipë në ring. Pas deklaratave kërcënuese në distancë për rivalin Kris Jenkins, tashmë luftëtari shqiptar kaloi te veprat.
Gjithçka ndodhi gjatë peshimit zyrtar, përpara sfidës së kësaj të shtune në orën 20:00. Dueli i cili është një prej dy eventeve të mëdhatë mbrëmjes në Newcastle u nxeh gjatë përballjes zyrtare të dy boksierëve.
Jenkins provoi të provokonte Markun, duke i dërguar një puthje me dorë. Reagimi i boksierit shqiptar nuk mungoi.
Marku e kapi prej fyti kundërshtarin dhe e shtyu, teksa ishte e nevojshme ndërhyrja e personelit të sigurisë për t’i mbajtur në distancë dy boksierët.
Deklaratat e forta të ditëve të kaluara, por edhe tensioni i krijuar gjatë peshimit zyrtar, bën që sfida të jetë e ashpër. Në ring, Florian Marku do të kërkojë suksesin e radhës, edhe sepse me një fitore në këtë duel ai mund të siguronte një përballje me ish-kampionin e brezave WBA dhe IBF, të mirënjohurin Amir Khan. (A2 Televizion)