Shembet kalçeto, futbollistët shpëtojnë për mrekulli

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 19:28 | Futboll
Shembet kalçeto, futbollistët shpëtojnë për mrekulli

Era e fortë që ka pushtuar Vlorën këtë të enjte dhe kanë shkaktuar disa incidente në qytet rrezikoi  seriozisht edhe lojtarët e klubit të futbolli Orikumi.

Për shkak të erës u shemb baza strukturore e një fushe kalçeto, por fatmirësisht futbollistët arritën të largoheshin me shpejtësi, duke shpëtuar për mrekulli.

Edhe pse nuk raportohet për asnjë person të lënduar, era e fortë ka dëmtuar rëndë fushën sportive që ndodhen në pyllin e Sodës. Skuadra e Orikumit kishte zgjedhur të zhvillonte stërvitje në këtë fushë kalçeto, pikërisht për shkak të situatës së motit.

Gjatë ditës, në Vlorë dy persona u rrëzuan nga  lartësia si pasojë e erës së fortë, duke përfunduar në spital. Rasti i parë ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku shtetasi  A. Sh., 55 vjeç, duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga  kati i tretë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Rasti i dytë ka ndodhur në Dhërmi, ku teksa ishte duke punuar në katin e dytë të një godine, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, ka rënë nga lartësia.

Ndërsa gjatë paradites, kamerat e sigurisë fiksuan momentin e frikshëm kur një pjesë suvaje e një pallati u shkëput dhe ra nga lartësia, duke rrezikuar qytetarët të cilët ishin duke ecur në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos