Zyrtarët e Shëndetit Publik në Spanjë informojnë se numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka arritur në 491 nga 309 që ishte një ditë më parë.
Numri i të prekurve ka shkuar në 11 178, duke u rritur me mbi 2000 në 24 orët e fundit, ndërkohë që autoritetet kanë mbyllur kufijtë dhe kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona ku jetojnë rreth 47 milionë persona.
Bilanci i viktimave nga virusi me origjinë nga Kina është rritur kudo, me Iranin që shënoi dhe 135 humbje jetësh të tjera duke e çuar numrin në total 1000.
Bashkimi Evropian, ndërkohë, ka planifikuar të vendosë një bllokadë e cila do të shtrihet në të gjithë vendet e zonës Shengen dhe nuk do të lejojë asnjë udhëtar nga vendet e tjera të unionit për një periudhë 30 ditore. Nga kjo bllokadë do të bëjnë përjashtim vetëm familjarët e qytetarëve të BE-së, rezidentët afatgjatë, punonjësit e shëndetësisë dhe ata që transportojnë mallra. (A2 Televizion)