Real Madrid mposht Sevillan dhe konfirmon vendin e dytë në renditje

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 21:46 | Futboll
Real Madrid mposht Sevillan dhe konfirmon vendin e dytë në renditje

Reali i Madridit triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Seviljas mbrëmjen e sotme, duke u konfirmuar kështu si “macja e zezë” e skuadrës andaluziane. Madrilenët janë të pamposhtur në 9 përballjet e fundit me Seviljan në kampionat.

Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me Rafa Mir në minutën e katërt, skuadra e Ançelotit arriti të përmbyste gjithçka falë dopietës së Rodrigos, në minutat 29 dhe 69-të.

Ky ishte triumfi i 24 në 37-të ndeshje për madrilenët, që duket se me këtë triumf, kanë “blinduar” vendin e dytë. Ndeshjen e fundit të La Ligës, Reali do e luajë në shtëpi ndaj Atletico Bilbaos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos