
“Flama”, libri i Enkel Demit, i shkruar me nofkën Tom Kuka, është përkthyer në italisht dhe nga kjo e premte ka dalë në shitje në vendin fqinj, edhe online sololibri.net.
I përkthyer nga Valentina Notaro, libri fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2021, libri tregon një histori nga Tirana, sa afër dhe po aq larg, për italianët, me një histori therëse, plot adrenalinë.
Deri tani, libri i katërt i Demit, është përkthyer në rreth 6-7 gjuhë të botës, si në italisht, frëngjisht, serbisht, dhe të tjera.
Romani “Flama” iu prezantua lexuesit shqiptar në mars 2021, një vit pasi u ngjiz e u shkrua. Autori ka zbuluar që e ka shkruar gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, e brenda një viti arriti të botonte historinë që na çon në Tiranën e një shekulli më parë.
Ky është libri i katër i autorit Tom Kuka, që njëkohësisht njësohet edhe me një nga personazhet e romanit. Nga i njëjti autor, Tom Kuka\Enkel Demi lexuesi shqiptar mund gjejë në librari edhe “Ora e ligë”, “Hide mbi kalldrëm” dhe “Gurët e vetmisë”. (A2 Televizion)