Historia e nënës me Covid-19 që lindi e intubuar

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 19:31 | Bota
Historia e nënës me Covid-19 që lindi e intubuar

Një tjetër histori frymëzuese dhe prekëse vjen nga Brazili në këto kohëra të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një nënë e cila po luftonte me virusin vdekjeprurës dhe ishte në gjendje të pandërgjegjshme, e intubuar me një aparat oksigjeni, arriti të sillte në jetë një foshnje, të cilën ajo mundi ta përqafonte vetëm mbas një muaji pasi fitoi betejën me koronavirusin.

“Vetëm Zoti e di sa më mungonte ajo qenie që kisha brenda vetes”, tregon 42-vjeçarja Rusia Goes pasi takoi vajzën e saj.

Goes ishte në muajin e tetë të shtatëzënisë kur më 24 prill, u shtrua në spitalin e Santa Lúcia të Rio de Janeiro për probleme me frymëmarrjen dhe simptomat e tjera të Covid-19. Dy ditë më vonë, gjendja e saj u përkeqësua dhe kaloi në gjendje të pavetëdijshme. Mjekët vendosën që ajo t’i nënshtrohej një operacioni cezarian.

Pas operacionit, Goes shkoi në reanimacion dhe u transferua në një spital tjetër ku qëndroi e lidhur me respiratorin deri në 8 maj. Në datë 9 ajo pa për herë të parë vajzën e saj në një video.

Foshnja rezultoi negative në testin për virusin dhe qëndroi në izolim derisa nëna u shërua. Më 20 maj, pas rreth një muaji, Goes kishte mundësinë të përqafonte vajzën e tij të vogël për herë të parë.

"Të jesh në gjendje ta mbash atë ishte aq emocionuese," tha infermierja për Daily Mail. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos