Kina kthen fluturimet çarter me 8 shtete, përjashton SHBA-në

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 14:35 | Bota
Kina kthen fluturimet çarter me 8 shtete, përjashton SHBA-në

Krahasuar me kontinentet e tjera, situata paraqitet mjaft e qetë në Azi. Duke marrë shkas nga kjo dhe shtimi i nivelit të sigurisë në pikat hyrëse në vend, Kina do të zhbllokojë fluturimet çarter me 8 vende të ndryshme të botës.

Raportimi vjen nga media “Global Times”, që citon një dokument të Aviacionit Civil të Kinës. Në udhëzimin e agjencisë që rregullon transportin ajror nuk përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm Japonia, Koreja e Jugut, Singapori, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra.

Vendimi i Pekinit për të ndëshkuar në një lloj mënyre Uashingtonin, vjen pas përplasjes së ashpër lidhur me origjinën e Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos